Top Channel/Rrëzohet rezoluta në OKB! Dënonte sulmet ndaj civilëve. Shqipëria pro, SHBA vendos veton
18/10/2023 19:19

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, që bën thirrje për një “pauzë humanitare” në konfliktin e furishëm Izrael-Hamas pasi teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, tha ambasadori amerikan. Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan. Dhe Shqipëria mbajti një qëndrim parimor. Pavaresisht votës kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbështeti Izraelin dhe të drejtën për mbrojtje të tij dhe abstenimit të Britanisë së Madhe, Shqipëria u rendit në kahun e vendeve që dënojnë çdo sulm ndaj civilëve, si edhe aktet terroriste të Hamas kundër Izraelit. Shqipëria votoi pro rezolutës që kërkon respektim të ligjit ndërkombëtar për civilët, përfshirë dhe personelin mjekësor dhe kërkon akses për organizatat humanitare për të dërguar ndihma. Shtetet e Bashkuara ishin kundër, por si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit vota llogaritet si një veto. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje”- tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA. “Projekt-rezoluta nuk është miratuar për shkak të votës negative të një anëtari të përhershëm të këshillit”- Sergio Franca Danese, ambasador brazilian në Kombet e Bashkuara. Rezoluta kërkonte që Këshilli “dënon me vendosmëri çdo dhunë dhe armiqësi kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit”. Rezoluta e propozuar nga Brazili vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit thotë se organi “kundërshton dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi… dhe marrjen e pengjeve”. Teksti gjithashtu “i kërkon të gjitha palëve që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.” Votimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë të hënën një rezolutë ruse që dënon dhunën spirale në Lindjen e Mesme. Kjo rezolutë nuk e veçoi Hamasin për sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, dhe ajo u refuzua nga anëtarët e përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, si dhe Japonia.

Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15
Top News – Shtrenjtohet ushqimi e strehimi. Ndërtimi motori i ekonomisë, bujqësia në pikiatë
06/04 11:02
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36