Top Channel/ Rrëzohet qeveria në Francë, ekspertët: Macron po luan bixhoz
04/12/2024 22:54

Qeveria e Michel Barnier zgjati vetëm tre muaj: një mocion mosbesimi nga e majta, e votuar gjithashtu nga e djathta ekstreme e Marine Le Pen, u miratua me 331 vota në Asamblenë Kombëtare. Ky është ekzekutivi i dytë i rrëzuar nga një mocion mosbesimi pas atij të Georges Pompidou (Zhorzh Pompidu) në 1962. Presidenti Emmanuel Macron, i cili sapo është kthyer nga Arabia Saudite ku ishte për një vizitë shtetërore, synon të emërojë një pasardhës brenda një disa orë. Ndërsa fjalimi i kryeministrit Barnier para votimit rezultoi një dështim. Ai u kërkoi deputetëve që të mos e largonin, pasi tha se borxhi nuk do të zhdukej edhe nëse qeveria do të binte. Por Marine Le Pen, nga "Fronti Kombëtar" e ekstremit të djathtë dhe Éric Coquerel (Erik Kokerel), i së majtës radikale e kanë akuzuar atë për dështimin dhe se nuk ka dëgjuar shqetësimet e tyre për buxhetin. “Zgjodhëm të mbrojmë francezët, nuk e konsideroj fitore”. Kështu u shpreh Marine Le Pen, kryetarja e deputetëve të Kuvendit Kombëtar, pas miratimit të mocionit të mosbesimit. “Zgjedhja që bëmë është të mbrojmë francezët”, tha ajo. 73-vjeçari Barnier qenë në një pozicion të pasigurt që nga dita kur u bë kryeministër në shtator, me emërimin e tij pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk kishte mandate të mjaftueshme për të qeverisur vetë. Ekspertët thonë se Macron po luan bixhoz pas humbjes së thellë, sepse po drejton një vend pa qeveri, pa një drejtim të saktë për të ndjekur dhe pa manovra financiare përballë një deficiti publik rekord. Sipas tyre kriza i ka rrënjët në mbrëmjen tronditëse të 9 qershorit, kur ai humbi keq në zgjedhjet evropiane, të fituara sipas të gjitha parashikimeve nga Marine Le Pen.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36