Dy projektligjet e propozuara nga opozita për përballimin e krizës së karburanteve janë rrëzuar në komisionet parlamentare të kësaj të hëne, mes kritikash nga mazhoranca për koston e lartë dhe mungesën e analizës financiare. Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, nisma e deputetëve të Partisë së Lirisë për pezullimin e taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit deri në vitin 2028 u konsiderua e papërballueshme për buxhetin.