Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Bujqësisë, deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan një nismë të deputetit demokrat, Eno Bozdo për heqjen e akcizës për gazin natyror për industrinë shqiptare të prodhimit. Socialistët në Komisionin e Bujqësisë rrëzuan një nismë të deputetit të PD-së Eno Bozdo për heqjen e akcizës për Gazin Natyror vetëm për industrinë e prodhimit. Bozdo tha se heqja e akcizës do të sillte stimulimin për industrinë e prodhimit, sipas tij nisma përafrohet 100% me direktivën e BE-së.