Një helikopter u rrëzua në ishullin Sifnos të Greqisë, duke iu marrë jetën tre personave. Në bordin e mjetit ndodheshin piloti dhe një çift anglezësh, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas rrëzimit në tok, helikopteri privat shpërtheu në flakë, duke u shkrumbuar totalisht, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ngjarja e rëndë u shënua në orët e pasdites, ku sipas raportimeve helikopteri u rrëzua në zonën e Tholos. Forcat e emergjencës mbërritën në vendngjarje, duke nxjerrë trupat e pajetë, që u dërguan në morg.