Një punonjës është aksidentuar gjatë punës në afërsi të tunelit të Murrizit ditën e sotme. Nga detajet e para mësohet se shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë punëtori është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.