Top Channel/ Rrëzohet avioni zjarrëfikës/ Greqi, po shuante flakët në pyje. Humbi jetën dy pilotët
25/07/2023 19:02

Një avion “Candair” është rrëzuar në zonën Karisto gjatë kohës që po shuante flakët, në vatrën e rindezur gjatë ditës së sotme. Avioni zjarrfikës ka rënë në mes të zjarrit, e më pas ka shpërthyer duke i marrë jetën dy pilotëve, sipas medias greke ERT Neës që zbuloi momentin e rrëzimit, ndëkohë raportojnë se numri i viktimave dyshohet se është më i lartë. Ndërkohë gjendja vijon të mbetet alarmante në Rodos dhe Korfuz të Greqisë, ku prej ditësh flakët po shkrumbojnë jo vetëm zona me bimësi por edhe ndërtesa të shumta. Ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën intensive për të shuar flakët, por ende nuk kanë arritur t’i marrin nën kontroll. Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis deklaroi se vendi është në gjendje lufte, ndërsa të gjithë personat e prekur do të dëmshpërblehen. Në Rodos po operojnë qindra grupe zjarrfikësish dhe vullnetarësh, që janë në luftë me kohën. Moti me erëra të forta dhe temperature të larta ka vështirësuar akoma më shumë situatën, e cila mbetet e rëndë. Gjendje e alarmit është shpallur ditën e sotme për Kretën, ndërsa ende vijojnë evakuimet. Një ditë më parë më shumë se 30 mijën turistë braktisën Rodosin në një kohë rekord, ndërsa aeroporti po strehon të tjerë që pritet të largohen nga Greqia. Gjatë orëve të fundit Korfuzi pati një rindezje të vatrave të zjarrit, ndërsa banorët janë njoftuar për tu larguar menjëherë. Sipas autoriteteve vendase pritet që pas së enjtes situata të përmirësohet, kjo falë uljes së temperaturave. Pamjet: AFP

Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30