Top Channel/ Rrëzimi i banderolës, protestuesit “pushtojnë” Politeknikun: Revolucion!Xhama të thyer…
29/06/2026 22:46

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 30 e protestës qytetare, e cila është shoqëruar me tensione. Tensionet erdhën pasi studentët shpalosën në katin e sipërm të Universitetit Politeknik një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi dhe Shqipëria nuk është në shitje. Më pas studentët pretendojnë se ka ndërhyrë policia, e cila sipas tyre u ka rrëzua banderolën. Pas kësaj një grup protestuesish që po mbanin fjalimet para Kryeministrisë kanë shkuar t’i bashkohen studentëve, duke u përplasur me rojet e universitetit dhe duke prishur pajisjet e auditorëve. Protestuesit u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar marshimin në bulevard dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë. Gjatë marshimit pranë ‘Fan Zone’, ata u kanë bërë thirrje tifozëve të bashkohen me ta në protestë. Siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, eurodeputetët e pranishë sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Po ashtu mësohet se sot gjatë ditës janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën, ndërsa pritet që studentët në ditën e 30-të të vinë me një baner ‘surprizë’. Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën Aktualitet Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, aty ku pritet të mbajnë edhe fjalimet. Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme policia ka proceduar penalisht 31 persona pas protestës së djeshme, dhe sipas uniformave blu ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03