Policia Kufitare ka ndëshkuar me gjoba të rënda dy drejtues gomonesh që lundruan në afërsi të bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në zonat bregdetare të Potamit dhe “Plazhit të Hidrovorit” në qarkun e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë reaguan menjëherë pas denoncimit të qytetarëve për një gomone që po lundronte pranë bregut në plazhin e Potamit. Pas kërkimeve, mjeti u lokalizua në plazhin e Drimadhes, ku u bllokua nga policia.