Shkarkimi i menjëhershëm dhe i pakontrolluar i ujit të rezervuarit të Kasharajt shkaktoi një katastrofë ekologjike, me ngordhjen e tonelatave me peshk. Por në vend që të shërbejë si një këmbanë alarmi që i largon qytetarët, ka ndodhur e kundërta, ata kanë sfiduar baltën dhe llumin për të mbledhur peshqit e mbetur në cekëtinë, me qëllim konsumimin apo edhe shitjen e tyre.