Top Channel/ “Rreziku nga hantavirus, i ulët”! Reagimi nga autoritetet shëndetësore amerikane
11/05/2026 19:59

Evakuimi i pasagjerëve të anijes turistike MV Hondius dhe rikthimi i tyre në vendet ku jetojnë rriti shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të hantavirusit, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë qetësojnë publikun, duke e cilësuar rrezikun të ulët. Reagimi i mjekëve erdhi pasi një grua franceze dhe një shtetas amerikan, që u evakuuan nga anija turistike, rezultuan pozitive me hantavirus. Shtetasja franceze ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në një njësi të specializuar për sëmundje infektive në Paris, ndërsa pasagjeri amerikan nuk ka shfaqur simptoma. Ai është karantinuar në Nebraska, së bashku me turistët e tjerë amerikanë, që ndodheshin në anijen, ku shpërtheu virusi. “Siguria e pacientëve është përparësi kryesore”, thanë zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se simptomat e hantavirusit janë të ngjashme me ato të gripit, të tilla si ethe, dhimbje trupi, marramendje, kollë, të përziera, diarre. Të gjithë pasagjerët e anijes turistike MV Hondius, me kombësi nga vende të ndryshme të botës, do të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme dhe nën monitorim mjekësor. Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se është e mundur që të shfaqen raste të reja në javët në vijim, duke sqaruar se kjo do të vijë për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit të virusit dhe jo të transmetimit në komunitet. OBSH rekomandon izolim 42-ditor dhe monitorim të përditshëm për personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. "Kjo është arsyeja pse duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të sigurohemi që në shenjat dhe simptomat e para njerëzit të izolohen dhe të ketë kujdes për ta”, tha OBSH.

Top Channel/ Meta akuzon Yuri Kim dhe McGonigal për ndikim në hetimet e SPAK
12/11 19:33
Top News-Pushimet e çiftit shqiptar kthehen në makth.Gruaja humb fëmijën,burri rrezikon 15 vite burg
12/11 19:15
Top News- Rrëzohet helikopteri ushtarak dhe shpërthen në flakë, ngjarja alarmon Turqinë
12/11 19:00
Top News- Me kallash e pistoletë në duar/ Dhunuan 64-vjeçarin, Gjykata i shpall të pafajshëm
12/11 18:52
Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11 18:30
Top Channel/ Kryemadhi pas gjyqit: Kam mesazhin e ambasadorit, ja kush përfshihet në çështjen tonë
12/11 18:11
Top News – Nafta e Putinit ‘endet’ në oqeane / Asnjë anije në SHBA, nuk po gjejnë blerës
12/11 17:19
Top News – 13 nëntor 2026, ‘Fundi i Botës’ / Studimi i 1960-ës parashikoi apokalipsin këtë të premte
12/11 17:19
Top News – Katër emra për të pasuar Trumpin / Kryesojnë Vance, Rubio, Ossoff dhe Buttigieg
12/11 17:19
Top News- Marrëveshjet e Serbisë me Kosovën/ Lista Studentore paralajmëron rishikimin e ujdive
12/11 17:11
Top News – Lidhja jashtëmartesore me spiunen kineze/ Jep dorëheqjen shefi i NVIDIA-s, Jensen Huang
12/11 17:10
Top News – Pronat në qytet çmimi si në fshat. Durrës, miratohet vendimi për shpronësimet
12/11 17:04
Top Channel/ Katër orë në pyetje, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier
12/11 16:43
Top News – ‘SPAK është ndikuar nga Yuri Kim’/ Meta akuza në Gjkko-më kërcënuan 5 ambasada
12/11 16:41
Top News – Profili i kandidatëve për kryetarë/ Berisha udhëzon anëtarësinë për zgjedhjet e 9 majit
12/11 16:35
Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40