Policia e Shtetit vijon për kontrollin e mjeteve lundruese, që lundrojnë pranë zonës së pushuesve, teksa së fundmi ka sekuestruar 24 prej tyre nga Ksamili në Velipojë. Në njoftimin e bërë, Policia e Shtetit thekson se janë gjobitur 18 prej drejtuesve të këtyre mjeteve, duke u ndëshkuar secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 3 raste, duke ndihmuar dhe shpëtuar 4 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.