Gati 230 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie të Spanjës, një ditë pasi zyrtarët spanjollë raportuan vdekjen e mbi 30 refugjatëve në këtë zonë. Shërbimet e urgjencës thanë se emigrantët po udhëtonin me gomone pranë ishujve Lanzarote dhe Gran Kanaria në Atlantik. Disa prej tyre u dërguan në spitale, por nuk kanë lëndime serioze.