Një person është gjobitur me 10 mijë lekë dhe i është bllokuar gomonia, pasi theu perimetrin e sigurisë në Spille. Ai lundroi afër bregut duke rrezikuar jetën e pushuesve. Spille, Durrës Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues. Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome.