Ruajtja e kostumit tradicional shqiptar mbetet një nga sfidat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, në një kohë kur tregu po mbushet gjithnjë e më shumë me imitime që humbasin lidhjen me identitetin krahinor. Mes artizanëve që përpiqen të ruajnë autenticitetin dhe vlerën e vërtetë të kësaj pasurie është edhe Lizeta, qendistare në Gjirokastër, e cila prej vitesh punon për të mbajtur gjallë traditën e kostumit popullor.