Top Channel/ Rrezik për front të ri lufte! Raketat e Huthit në Tel Aviv, përgjigjet ashpër Izraeli
22/07/2024 20:59

Ushtria izraelite njoftoi se arriti të godiste të dielën një raketë të lëshuar nga Jemeni, disa orë pasi avionët izraelitë patën goditur disa objektiva të grupit huthi në këtë vend të Gadishullit Arabik. Sulmet ajrore izraelite, të bëra në kundërpërgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës me dron të huthive në Tel Aviv, ishin hera e parë që Izraeli i përgjigjet sulmeve të këtij grupi përgjatë nëntë muajve të luftës ndaj Hamasit. Shpërthimi i dhunës mes dy armiqve në distanca të mëdha gjeografike, rrezikon të çelë një front të ri, ndërsa Izraeli po përballet në rajon me disa organizata të mbështetura nga Irani. Ushtria izraelite konfirmoi në orët e vona të së shtunës sulmet ajrore në qytetin port në perëndim të Jemenit, Hodeidah, një bastion i huthive dhe një pikë kyçe për kalimin e ndihmave dhe furnizimeve të tjera. Ushtria izralite tha se në sulmet e kryera nga dhjetëra avionë, u përfshinë avionë luftarakë F-15 dhe F-35 të prodhimit amerikan dhe se ishin një kundërpërgjigje ndaj qindra sulmeve të huthive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Jemen, sulmet izraelite vranë gjashtë persona dhe plagosën 83 të tjerë. Zëdhënësi i grupit huthi Mohammed Abdulsalam shkruajti në rrjetin X se "agresioni i hapur izraelit" kishte në shënjestër objektet e magazinimit të karburantit dhe centralin energjetik. Izraeli, së bashku me aleatët perëndimorë që kanë forca ushtarake në rajon, kanë interceptuar pothuajse të gjitha raketat dhe dronët e nisur nga grupi huthi. Por në orët e para të së premtes, një dron i grupit huthi depërtoi mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe u rrëzua në Tel Aviv, kryeqyteti tregtar dhe kulturor i Izraelit, duke vrarë një person. Ushtria izraelite tha se sulmi ajror i së shtunës në Hodeibah, rreth 1700 kilometra larg Izraelit, ishte ndër operacionet më të komplikuara dhe në distancën më të largët. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj, duke sulmuar portin për shkak se kjo zonë përdoret për furnizimin me armatimet iraniane. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50