Një pjesë e segmentit që të çon për në kalanë e Gjirokastrës ka pësuar rrëshqitje. Kështu është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Momentalisht emergjencat civile, Bashkia Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë janë në terren. Rruga ka qenë dhe është problematike për gjatë gjithë perimetrit të kalasë. Një problematikë e mbartur ndër vite, aktualisht në segmentin që shikon zonën muzeale është ndaluar qarkullimi. Nga ana e bashkisë janë marrë të gjitha masat, si për pjesën e bllokimit të qarkullimit, deri në zgjidhjen e problematikës.