Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Preteksti”. I hoqën lirinë një 22-vjeçari dhe e dhunuan atë, pasi pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro, kapen menjëherë pas njoftimit dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër). Vihet në pranga edhe 22-vjeçari, për dyshime për mashtrim.