Policia e Elbasanit ka arrestuar katër të rinj të cilët rrëmbyen një minoren dhe e mbajtën të bllokuar ditën e mërkurë. Ngjarja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit në qytetin e Elbasanit rreth orës 22:20 të mbrëmjes. Mësohet se gjithçka nisi pas një konflikti mes katër të rinjve dhe 17-vjeçarit.