Top Channel/ “Rregullore antiligjore dhe denigruese”, Baftjar Rusi: Cenon dinjitetin e avokatit
08/09/2026 19:18

Rregullorja e re që kufizon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore ka shkaktuar reagimin e fortë të avokatëve, të cilët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, kërkoi pezullimin dhe rishikimin e menjëhershëm të rregullores, si për avokatët, ashtu edhe për median. Ai tha se deri më 8 shtator Dhoma nuk kishte marrë asnjë reagim institucional për shqetësimet e ngritura. “Deri më sot, më 8 shtator, nuk kemi asnjë reagim, qoftë edhe negativ. Është një mungesë respekti institucional që na konfirmon trajtimin që i bëjnë avokatit në seanca konkrete”, deklaroi Haxhia. Ai solli si shembull rastin e avokatit Dorian Matlija, të cilit, sipas tij, i është hequr celulari dhe është gjobitur, ndërkohë që dy përfaqësuesit e akuzës kanë qenë të pajisur me celularë. Ndryshe nga qëndrimet në favor të bojkotit të menjëhershëm, avokati Përparim Sanxhaku kërkoi që fillimisht të shterohen të gjitha rrugët ligjore dhe administrative. “Të ndjekim të gjitha hapat ligjorë para se të shkojmë te bojkoti i seancave. Çfarë do të fitojmë me bojkotin? Sa do ta çojmë? Do ta çojmë në pafundësi? Nëse ka rrugë të ankimit gjyqësor dhe administrativ, të shkojmë në atë rrugë”, deklaroi Sanxhaku.

Top Channel/ Nis me debate sesioni i ri parlamentar, Balla përplaset me Nokën e Bardhin
08/09 20:05
Top Channel/ Përplasje të forta para Kuvendit, disa të shoqëruar, qëllua me vezë policinë
08/09 20:04
Top Channel/ Policia thirrje për lirimin e rrugës, përgatitet autoboti për shpërndarjen e turmave
08/09 19:58
Top Channel/ Protestë për qiratë e tokave, banorët kërcënojnë bllokimin e vendburimeve
08/09 19:55
Top Channel/ Beteja me zjarret dhe granatat në Lezhë, flasin njerëzit që u përballën me flakët
08/09 19:53
Top Channel/ Kadastra, derë më derë në Palasë! Kontroll për banesat pa dokumentacion
08/09 19:52
Top Channel/ “Na kontrollojnë dhe të brendshmet”! Avokatët nisin bojkotin për rregulloren e re
08/09 19:44
Top News- “Lëshojeni…”, Adriatik Lapaj dhe gazetari Shpend Gashi merren me forcë nga policia
08/09 19:30
Top Channel/“Na kontrollojnë deri te të brendshmet”, Saimir Visha: Në cilin vend të botës ndodh kjo
08/09 19:29
Top Channel/ Përparim Sanxhaku kundër bojkotit: Çfarë do fitojmë? Do ta çojmë në pafundësi?
08/09 19:29
Top Channel/Avokati Dorjan Matlija: As Kushtetuesja dhe as Strasburgu nuk ndalon telefonat e çantat
08/09 19:28
Top Channel/ “Bojkot seancave”, Maks Haxhia: Avokatët që thyejnë vendimin, iu hiqet licenca
08/09 19:28
Top Channel/ Avokati Alushaj: Çdo kryetar gjykate merr kompetenca dhe nxjerr rregulloren e vet
08/09 19:28
Top Channel/ “Si e cenon solemnitetin një telefon ‘silent’?”, Klodian Skënderaj: Pse ndalim absolut?
08/09 19:20
Top News – Presidenti mesazh Kuvendit/ Protestat, Begaj: Energjia qytetare të ushqejë dialogun
08/09 19:19
Top Channel/ “Gjyqtarët luajnë me telefon”, avokati Rumano: Pse rregullat s’janë për të gjithë?
08/09 19:19
Top Channel/ “Rregullore antiligjore dhe denigruese”, Baftjar Rusi: Cenon dinjitetin e avokatit
08/09 19:18
Top Channel/ “Ej mos e prek”, momenti i arrestimit të Adriatik Lapajt, kaos në grup
08/09 19:10
Top Channel/ “Keni noterizuar shitjen e vendit”, replika Bardhi-Balla: Fillim i mbarë kur opozita…
08/09 18:26
Top Channel/ Evis Kushi emërohet zv.kryetare e Kuvendit, deputetët e PD-së braktisin seancën
08/09 18:19