Kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do kenë më mundësi të operojnë më në informalitet nga 1 nëntori. Mes kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.