Top Channel/ Rrëfimi tronditës në librin e ri, Kamala Harris: Si më zhgënjeu Joe Biden
19/09/2025 23:18

Ish-zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka publikuar detaje të pazakonta dhe tronditëse në librin e saj të ri, “107 Ditë”, i cili pritet të dalë në treg javën e ardhshme. Në këtë rrëfim personal dhe politik, Harris rrëfen tensionet e mëdha me presidentin Joe Biden, momente zhgënjimi, si dhe përballje të ashpra me paragjykime gjatë fushatës presidenciale. Një nga momentet më të forta është ai kur Harris përshkruan një telefonatë të papritur nga presidenti Biden, vetëm pak orë para debatit vendimtar me Donald Trump. Biden i thotë se disa figura të fuqishme në Filadelfia nuk do ta mbështesin për shkak të komenteve të saj kritike në të kaluarën. Harris rrëfen se ndjeu zemërim të thellë dhe zhgënjim nga Biden, teksa përpiqej të ruante qetësinë përballë një momenti vendimtar politik. Bashkëshorti i saj, Doug Emhoff (Dag Emhof), u përpoq ta qetësonte dhe ta ndihmonte të përqendrohej në sfidën me Trump. Por tensionet nuk u ndalën aty. Harris kritikon edhe mënyrën si presidenti reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për abortin, duke thënë se Biden pati vështirësi të shprehej me forcën që kërkonte momenti. Në një tjetër episod, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik, zonja e parë Jill Biden ka pyetur drejtpërdrejt nëse “Harris dhe bashkëshorti i saj e mbështesin ende presidentin”. Në atë takim, Doug Emhoff shpërtheu duke thënë se “Harris ishte shpërfillur për vite me radhë dhe se tani kërkohej ndihma e saj, vetëm për arsye politike”. Harris zbulon gjithashtu se brenda ekipit të Bidenit kishte pakënaqësi edhe kur ajo shkëlqente publikisht, duke e parë suksesin e saj si një kërcënim për figurën e presidentit. Pas tërheqjes së Biden nga gara më 21 korrik, këshilltarët i sugjeruan Harris të distancohej prej tij, një moment që ajo e përshkruan si të vështirë emocionalisht.

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33