Disa muaj më parë, brenda në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Stenaldo rrëfeu jetën e tij, të cilën e nisi me vrasjen e babait të tij, kur ai ishte vetëm një muajsh. Në rrëfimin e bërë, Stenaldo tregon se babai i tij u vra nga një person të cilit i kishte kthyer kurrizin pasi i kishte dhënë një përqafim. “Unë kam lindur në Lushnje në 28 maj të 1997. Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë, i vrarë në një mënyrë të poshtër në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë. U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij. Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët. Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty”, tha ndër të tjera në rrëfimin e tij Stenaldo.