Mbi 24 orë pas videos së bujshme, që preku mbarë opinionin publik, ku një vajzë e mitur dhunohej në mënyrë barbare nga tre bashkëmoshatare në Fier, të cilat filmonin momentin e rëndë, nëna e adoleshentes gjen forcë dhe rrëfen për herë të parë momentet e vështira që po përjeton familja e saj. Ajo tregon si e mësoi lajmin e rëndë dhe përballjen me vajzën e nxirë në fytyrë. Mes lotësh, e ëma e adoleshentes rrëfen bisedën me të bijën pas dhunës ndaj saj. Që pas ngjarjes së rëndë, 17-vjeçarja vazhdon të jetë e traumatizuar. Ajo thotë se i është drejtuar Policisë së Fierit menjëherë pas ngjarjes, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.