Ish-presidenti i vendit dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta ka folur për dosjen ndaj tij dhe deputetes Monika Kryemadhit, ku thekson se me shpenzimet mjekësore merrej ish-bashkëshortja e tij. Ndër të tjera ai thotë se e gjithë kjo është një “Insinuatë e SPAK se unë isha në dijeni të përfitimeve të Monika Kryemadhit”.