Moti i keq në Pogradec reshje intensive të shiut bëjnë që uji të mbulojë rrugët. Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë në mes të lagjes muze.