Mbingarkesa për shkak të pandemisë ka shkaktuar sindromën “Burnout” tek mjekët. Për dy vite me radhë mjeket e familjes nëpër qendra shëndetësore por edhe mjekët specialistë dhe stafet infermierore punojnë me orë të zgjatura dhe përtej kapacitetit njerëzor çka ka çuar në rraskapitjen e tyre si nga ana psikologjike dhe fizike por edhe në uljen cilësinë profesionale të tyre.