Protesta e 86-të para kryeministrisë regjistroi një incident, ndërsa një person u shoqërua në komisariat. Konflikti mes një burri dhe një gruaje të së njëjtës familje, përfundoi me përplasje fizike, ndërsa më pas ai e gjuajti disa herë me shkop dhe u shoqërua në komisariatin nr.1 në kryeqytet. Kjo ishte thirrja që mbizotëroi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në protestën e mbrëmshme, ku nuk munguan edhe kritikat ndaj SPAK-ut. Organizatorët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por hodhën akuza edhe në adresë të opozitës duke e cilësuar bashkëpunëtore të mazhorancës dhe bënë apel për largimin e të gjithë klasës politike. Protesta u mbyll me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit.