Top Channel/Rrahën të dashurin e vajzës brenda në spital,mbetet në burg babai dhe 2 të afërmit e tij
30/05/2024 14:54

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për tre personat që kundërshtuan policinë dhe dhunuan në ambientet e spitalit të Durrësit një 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së hënës në urgjencën e spitalit, ku policia kishte dërguar për kontroll shëndetësor një 32-vjeçar nga Durrësi, që drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Shkaku i dhunës së ushtruar ndaj tij ishte një lidhje dashurie e kundërshtuar nga familja e vajzës. Babai dhe të afërm të saj, që dyshohet se e ndiqnin të riun, u futën në ambientet e spitalit dhe pasi kundërshtuan me forcë policinë, e rrahën atë duke e goditur me grushte në kokë dhe trup. Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë tre shtetasit me origjinë nga Dibra dhe banues në plazhin e Durrësit, ndërsa 32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e duhur shëndetësore dhe ka dhënë dëshminë e tij, është lënë i lirë. Gjyqtarja e seancës Entela Shedula, pasi dëgjoi palët, e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të babait 41-vjeçar të vajzës dhe dy të afërmve të tij 37-vjeçarë. Ata akuzohen për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë” vepër e kryer në bashkëpunim, si dhe “plagosje të lehtë me dashje”. Sipas të plagosurit, familja e vajzës nuk e ka pranuar lidhjen e tyre dhe ai është kërcënuar me jetë nga babai i vajzës, i cili në telefon e ka kërcënuar se nëse nuk largohet nga Durrësi do ta vriste bashkë me të bijën.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57