Top Channel/ Ronaldo s’e zbut, Trump gati për luftë/ “Luajmë për paqe” ishte fanella që i dedikoi Cristiano
17/06/2025 22:34

“Luajmë për paqe” ishte fanella e autografuar nga Cristiano Ronaldo, që iu dhurua presidentit të SHBA Donald Trump nga kreu i Këshillit Europian, Antonio Kosta. “Oh më pëlqen kjo”, tha Trump gjatë takimit që pati me Kostën me rastin e Samitit të G7-ës. Por dhurata nga ylli portugez i futbollit me famë botërore nuk mjaftoi që shefi i Shtëpisë së Bardhë të zbusë qëndrimet e tij. Mediat ndërkombëtare raportuan se shefi i shtëpisë së bardhë po mendon që Shtetet e Bashkuara të sulmojnë Iranin, ndërsa marina amerikane ka ndihmuar ushtrinë izraelite të martën që të shkatërrojë disa raketa iraniane. Trump i kërkoi regjimit të Teheranit “që të dorëzohet pa kushte”. Të martën presidenti amerikan mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa nëpërmjet disa statuseve në rrjetet sociale deklaroi se “tashmë kanë nën kontroll qiellin e Teheranit”. “Ne e dimë edhe se ku fshihet lideri suprem, Khamenei. Ai është një shënjestër e lehtë. Ndihet i sigurt atje. Nuk kemi ndërmend ta vrasim. Për momentin...”, shtoi Trump. Ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, përshkroi Ajatollah Khamenein si një “diktator që mund të përfundojë si Sadam Husein”. Izraeli goditi objektiva kyçe në Teheran, duke vrarë gjeneralin Ali Shadmani, një nga figurat më të afërta ushtarake me udhëheqësin suprem iranian Ajatollah Khamenei, i cili kishte vetëm 4 ditë që ishte emëruar. Nga përplasjet e vazhdueshme në Iran janë shënuar 224 viktima dhe mbi 1800 të plagosur, ndërsa në Izrael 24 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58