Punonjësit e kopshtit zoologjik të Romës dolën me një ide të vecantë për t`i ndihmuar kafshët të përballen me temperaturat përvëluese të këtyre ditëve që kanë pllakosur kryqytetin Italian, ashtu si dhe pjesë të tjera të Europës. Ushqimin nuk ia kanë shpërndarë në formën e zakonshme, por ua kanë dhënë të ngrira frutat, mishin e peshkun.