Rrogeçët e Pojanit në Maliq janë një nga festimet e përvitshme të traditës së ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi. Kjo festë pagane lidhet ngushtë me festat e dimrit dhe ndërrimin e viteve, duke përfaqësuar besimin tek mbarësia e vitit të ri. Të veshur me kostume karakteristike maska simbolike dhe këmborë, rrogeçët lëvizin nëpër rrugët e Pojanit, duke sjellë gjallëri teksa hyjnë në çdo derë shtëpie e biznesi. Sipas besimit popullor, prania e tyre sjell mbarësi dhe largon të këqijat. Veshjet e tyre janë ruajtur brez pas brezi ashtu si edhe tradita që i ka mbijetuar çdo kohe Rrogeçët e Pojanit mbeten një dëshmi e gjallë e folklorit lokal dhe e trashëgimisë kulturore që vazhdon të jetojë edhe sot.