Top Channel/ Robotët do të përdoren për të mbledhur llavën? Ekspertët: Beton i shkrirë, pa çimento!
24/08/2026 12:04

Dy arkitektë islandezë kanë propozuar një koncept futurist që synon të përdorë llavën e vullkaneve për ndërtimin e strukturave, përmes robotëve dhe teknologjisë së avancuar. Në Islandë, ku aktiviteti vullkanik është i shpeshtë, ideja lindi nga sasia e madhe e bazaltit të krijuar gjatë shpërthimeve. Sipas arkitektëve, llava mund të trajtohet si një lloj “betoni i shkrirë, por pa çimento”, duke krijuar materiale ndërtimore të forta dhe potencialisht me më pak ndikim mjedisor. Për shkak të temperaturave ekstreme, puna do të kryhej nga robotë, të cilët do të grumbullonin, transportonin dhe formonin lavën përmes teknologjive si printimi 3D dhe sistemet e ftohjes. Koncepti synon gjithashtu të ndihmojë në uljen e varësisë nga çimentoja dhe betonit, industria e të cilëve lidhet me emetime të konsiderueshme të CO₂. Megjithatë, bëhet fjalë ende për një vizion afatgjatë. Arkitektët parashikojnë që një teknologji e tillë mund të realizohet rreth vitit 2150. Projekti përfaqësoi Islandën edhe në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, në vitin 2025. Nëse ideja realizohet, shpërthimet vullkanike mund të shihen një ditë jo vetëm si kërcënim natyror, por edhe si një burim i jashtëzakonshëm materialesh për qytetet e së ardhmes.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16