Top Channel/ Robinson në Tiranë, mbështetje SPAK! Zyrtari i lartë do të takohet me Ramën
18/03/2024 19:30

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare këtë të hënë. Sipas njoftimit të Depratamentit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars. Gjatë qëndrimit dy ditor, Robinson do të takohet me kryeministrin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë por dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëve. Gjatë këtyre takimeve, ndihmës sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve pritet të njihet nga afër me sfidat e autoriteteve të drejtësisë por dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë. Vizita e Robinson, një diplomati karriere që në të kaluarën ka shërbyer në ambasadën e SHBA në Tiranë prej vitit 2004 deri në vitin 2006, e më pas në Venezuelë, Bolivi dhe Spanjë, është një mesazh domethënës nga SHBA se po mbështet punën e Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për ndërtimin e institucioneve të forta. Zyrtari i lartë amerikan pritet që të ketë një takim dhe me drejtues të SPAK për t’u komunikuar atyre mbështetjen që të vijojnë në rrugën që kanë nisur si dhe të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. Mesazh ky që është përcjellë shpesh nga SHBA që ka mbështetur vazhdimisht reformën në drejtësi që tashmë po tregon rezultate konkrete pasi shumë politikanë, ish ministra e kryebashkiakë janë vendosur nën akuzë. Pas Tiranës, Robinson, sipas DASH, do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Top News – U tha se e vrau ariu, por… Policia heton për vrasje, viktimës iu gjet plagë plumbi
04/11 10:43
Top Channel/ Aksident fatal në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi braktis makinën dhe…
04/11 10:03
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse i vihet “Benz”-it në garazh
04/11 10:00
Top News – Një i vdekur nga aksidenti në Durrës. Shoferi çon viktimën në spital dhe më pas largohet
04/11 09:59
Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52