Top Channel/ Roaming, nga sot pa tarifa shtesë për qytetarët shqiptare!
01/07/2021 15:30

Nga sot, hiqen tarifat roaminf për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk do të paguajnë më asnjë shtesë për shërbimet e ofruara në kuadër të telekomunikimit, siç janë telefonatat. Kjo është rrjedhojë e një një marrëveshjeje për roaming mes vendeve të rajonit Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, faza e parë e zbatimit të të cilës nisi në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, ndërsa faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, ishte paralajmëruar se do të zbatohej në 1 korrik 2021. Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Në mesin e muajit të kaluar, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, u kujtoi qytetarëve shqiptarë vendimin nga i cili do përfitojnë disa shtete, duke shkruar në Twitter se: “ Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni plot baterinë e telefonit tuaj”, e duke kujtuar më tej ky projekt është financuar nga BE. Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimin mes qytetarëve. Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixjital të mbajtur në Shkup, u paralajmerua ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB