Vullkani më aktiv i Europës u zgjua sërish: Fluturimet u pezulluan në aeroportin e Catanias pasi Etna e mbushi qytetin me një shtresë të trashë hiri, që e ka bërë të pamundur lëvizjen e avionëve. Autoritetet njoftuan se po e ndjekin nga afër situatën dhe do të lejojnë rikthimin e fluturimeve sapo gjendja të normalizohet.