Nisma për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normën 5% është votuar pa kundërshtime në komisionin përgjegjës të ekonomisë nga mazhoranca dhe opozita. Edhe pse e depozituar që në maj, nisma arriti të marrë dritën jeshile përpara mbylljes së punimeve plenare, ndërsa votimi në seancë plenare sipas deputetëve pritet të bëhet në shtator.