Top Channel/ Rivaliteti Zelensky – Putin, shumë pranë për qëllime të ndryshme
19/04/2023 23:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky , vizituan trupat e tyre ushtarake në frontet e luftës, në një distancë të vogël nga njëri-tjetri. Putin udhëtoi në rajonin jugor të Khersonit dhe provincën lindore të Lugansk të hënën. Ndërsa Zelensky mbërriti të martë në Avdiivka një nga pikat më të nxehta të sulmeve. Qëllimet e tyre personale kanë shtyrë palët të vijojnë takimet në terren, aty ku do të jenë drejtpërdrejte me personat që janë në frontin e luftës. Ky është udhëtimi i parë që Putin ka bërë në këto dy fronte, të aneksuara nga Rusia, që pas nisjes së luftës. Presidenti rus u theksoi komandantëve ushtarakë të njësive Dnieper dhe Vostok rëndësinë e mendimit të tyre dhe shkëmbimin e informacionit, duke diskutuar për mënyrën se si të marrin nën kontroll më shumë vende. Nga ana tjetër për udhëheqësin ukrainas nuk është hera e parë vizita në zonat më të prekura nga lufta. Ai takoi disa nga ushtarët ku i nderoi me çmime, ndërsa thirrja e vetme që bëri ishte për forcimin e ushtrisë së Ukrainës, me qëllim përballimin e luftës. Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin nuk kanë qenë ndonjëherë kaq pranë që nga nisja e konfliktit, por axhendat e tyre janë totalisht të ndryshme. Presidenti ukrainas po përgatit kundërsulmimin e tij pranveror, të njoftuar shumë më herët për të nxitur dërgesat e armëve perëndimore. Sa i përket liderit rus, mesazhi i tij është shumë më kompleks, teksa ka shprehru se nuk ka ndërmend të heqë dorë ngarajonet që ka marrë nën kontroll. Të dyja palët nuk kanë ndërmend të marrin hapin për vendosjen e paqes, ndërsa gjatë vizitave përcollën mesazhe se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Pamjet: AFP

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21