Top Channel/ Rithemelimi, Berisha: Hetim politik! Reagimi i parë për kuvendin e tij
14/01/2026 19:42

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha reagoi për hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, të cilin e cilësoi si hetim politik. Kryedemokrati u shpreh se ai është i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha reagoi për hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, të cilin e cilësoi si hetim politik. Ndër të tjera Berisha zbuloi se kush ka financuar ‘Rithemelimin’ është pyetur, ndërsa shtoi se Lulzim Basha i dha Eskobarit listën me biznese që sponsorizuan. “Hetimi pasuror i Berishës është bërë me lupë, finalizuar dhe dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bënë s’ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është hetim i mirëfilltë politik. Unë kam thënë që prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne jemi të hapur për çdo hetim. Lidhja është mashtrimi që ish xhelati i sigurimit të shtetit në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes, asnjë lidhje. Për të justifikuar dhe janë primitivë… fakti që s’kanë çtë hetojnë është dëshmuese se po bëjnë hetim politikë. Hetimi pasuror i Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit, çdo variant tjetër është mashtrim politik”, tha Berisha. Elda Menga: Në SPAK është intensifikuar hetimi pasuror i familjes tuaj, si fraksion i fashikullit ‘Partizani’. Në këtë kuadër SPAK po pyet një e nga një të gjithë organizatorët dhe financuesit e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Kanë kaluar 5 vite nga ajo kohë, a mund të na thonë se kush e financoi kuvendin dhe si i siguruat paratë për ta mbajtur atë? Sali Berisha: Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit, për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje. Unë kam thënë dhe them, prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne qëndrojmë të hapur për çdo lloj hetimi. Por lidhja, është mashtrimi që ish-xhelati i sigurimit të shtetit, në bashkëpunim me Dumanin i bëjnë çështjes. Asnjë lidhje. Po për të justifikuar dhe janë gjer në primitiv. Se nëqoftëse ata do ta bënin atë hetim, unë do ta quaja gjë normale. Por fakti që aty nuk kanë çfarë të hëtojnë dhe duan ta lidhin me diçka që të gënjejnë, kjo është e dënueshme. Dëshmon se ata bëjnë një hetim politik. Pra, edhe njëherë nuk ka asnjë lidhje, sepse hetimi pasuror i Sali Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar brenda dhe jashtë vendit, për të gjithë pasuritë e mia. Çdo variant tjetër, prandaj ju lutem, por unë do të ju thoja gazetarëve që të mos e lejojnë veten të përdoren nga delinkuentë në institucionin e Skapit. Çdo lloj hetimi që të ndërmarrin nuk kam asnjë objeksion, nuk kam asnjë vërejtje. Në Kuvendin e 2021, ju na premtuat transparencë për financimin. Kaluan 5 vite, a mund të na thoni se kush e financoi? Sali Berisha: Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi, është deklaruar. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë sapo janë pyetur. Dhe ata besoj se, po thërrasin emra. E dinë që këta kanë deklaruar. Kjo është e tëra. Sa ka kushtuar fatura nëse keni një shifër? Sali Berisha: Asnjë shifër nuk kam parasysh. Por di që në atë kohë, Lulzim Basha i dha Gabriel Eskobarit dhe Yuri Kim-it, një listë të bizneseve që po sponsorizonin Sali Berishën. Dhe këtu është fillimi, dhe Edi Rama. Dhe ata filluan të flasin një e nga një biznesmenë të cilët nuk kishin dhënë kurrë dhe nuk u kisha kërkuar kurrë një qindarkë. Ai Kuvend është financuar nga deputetë, aktivistë të PD-së. Ai çmim i stadiumit është publik. FSHF është ent publik dhe është detyrë e tyre të deklarojnë çdo gjë dhe ne kemi deklaruar çdo gjë. Nuk po heton prokuroria asnjë fraksion të veçantë të fashikullit ‘Partizani’. Po thoni këto?* Sali Berisha: Prokuroria po e bën atë. Por deziinformimi është ky, për hetim pasuror. Nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror. Sepse hetimi pasuror i imi është dërguar në gjykatë, është mbyllur hetimi pasuror. Aty zhvillohet një gjyq, ku midis të tjerash është rezultati i hetimit pasuror. Jo nuk ndodh ashtu. Ajo ndodh, hap dosje tjetër. Kur ke shkuar me mashtrime dhe gënjeshtra në gjykatë, kur nuk ke lënë gjë pa manipuluar dhe mashtruar në dosje, atëherë përpiqesh të vazhdosh të thellohesh në faqen e zezë të tyre. Kjo është e tëra. Nuk ka lidhje, sepse hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëre të tyre është kompletuar, është dërguar në gjykatë. Është mashtrim që bën prokuroria. Por një gazetar që merret me ta, kur raportojnë duhet të kenë të qartë se, hetimi i pasurisë është i mbyllur dhe është në gjykatë.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14