Me këtë deklaratë kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka sfiduar hapur, këtë herë jo opozitën, por përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me përplasje të ashpra të nënkryetares me këshilltarin socialist Halit Valteri dhe Krenar Canolllarin nga PSD, pasi këta të fundit kërkuan më shumë përgjegjësi për menaxhimin e situatës së pastrimit të kryeqytetit. Nënkryetari I Këshillit Bashkiak, demokrati Dorian Teliti, shpërtheu me tone të ashpra pasi kërkoi t’i jepej fjala gjatë mbledhjes, përpara se vendimet të hidhehsin në votim.