Për herë të parë gjatë këtij viti qeveria ndryshoi buxhetin me një akt normativ duke rishpërndarë 46 miliardë lekë. Pjesa më e madhe shkoi si rialokim për projektin e rindërtimit nga 5 miliardë në 17 miliardë. Janë tashmë mbi 900 milion euro të angazhuara për këtë proces. Sipas ekspertëve lëvizjet duhet të vijnë së bashku me transparencën.