Mazhoranca socialiste ka miratuar në 23 korrik rezolutën ndaj Spak-ut të siguruar nga Top Channel, ku ndër të tjera e udhëzon për shmangien e paraburgimeve. Rezoluta, e cila mban firmën e kryeparlamentarit Niko Peleshi, i ka shkuar Spak dhe i kërkohet që brenda 23 gushtit të hartojë një plan veprimi për zbatimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Kuvendi i thekson Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të rishikojë praktikën e masave të sigurimit personal, duke rritur përdorimin e masave alternative në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut.