A do të vijohet apo jo të shpallen masat e arrestit në burg mbi të njëjtat kritere duke u bazuar tek dyshimet e prokurorit dhe provat e tij? A do të vijohet që gjyqtarët të vendosin vetëm duke argumentuar përse e dërguan qytetarin në qeli apo do të jenë të detyruar të tregojnë se përse nuk aprovuan një masë ndryshe burgosjes? 16 gjyqtarë të lartë u thirrën në Kolegjet e bashkuara për të gjetur se cila do të jetë përgjijja kryesore që do të jetë një tabelë orientuese për gjyqtarët.