Katër krerë bagëti kanë ngordhur deri më tani në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e antraksit, i njohur ndryshe si “plasja”. Rastet janë regjistruar në katër vatra të ndryshme, të konfirmuara nga shërbimi veterinar gjatë këtij viti. Dy vatra janë evidentuar në qarkun e Gjirokastrës dhe dy në Përmet, konkretisht në Lazarat, Suke, Qilarisht dhe në një zonë të bashkisë së Përmetit.