Është riparuar dëmtimi në argjinaturën e kanalit shkarkues të liqenit të Thanës, i cili prej dy ditësh kishte lënë mijëra fermerë të qarkut të Fierit pa ujë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, tashmë ka nisur shpërndarja e ujit te fermerët. Dëmtimi i dy ditëve më parë ndërpreu procesin e ujitjes për një sipërfaqe masive prej rreth 32,400 hektarësh.