Top Channel/ Rinovimi pallateve / Veliaj: Banorët të aplikojnë te Fondi i Komuniteteve
01/10/2023 14:23

Rruga “Muzakët” në Njësinë 9 u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha. Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje. “Në Njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave: E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto. Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës. Një fëmijë kalon më shumë kohë te ky asfalti që po shtrojmë, se sa te Sheshi Skënderbej. Duhet të punojmë me të njëjtën cilësi kudo”, u shpreh Veliaj. Ai u kërkoi edhe subjekteve private të bashkëpunojnë, në mënyrë që infrastruktura të shtrihet e njëjtë kudo. “Kemi dy zgjidhje: Ose të pranojmë urbanizimin, si e gjithë Tirana, ose do të shohim letrat e tokës, kush e ka bërë njohjen e pronësisë. Nuk po kthehemi te Shaban Memia, as te Saliu, as te Luli, fare, por bashkëpuno! Nëse ne asfaltojmë, do asfaltosh edhe ti. Nëse ne ndërtojmë një shkollë me arkitektin më të mirë të Milanos, ti nuk mund të vësh kunja te lavazhi. Edhe parkingu privat do pranojë të asfaltohet, ose do e shpronësojmë. Në fund fiton vetëm qyteti. Dua shumë që ta ngremë standardin”, tha Veliaj.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12