Reshjet e shiut rinisën gjatë mesditës në Gjirokastër. Megjithëse nuk janë shënuar probleme në qarkullim, raportohet për një rritje të nivelit të ujërave në liqenin e Viroit pa rrezik për rrugën nacionale. Pasdite disa zona të tjera rurale raportuan mungesa të gjata të energjisë elektrike prej stuhisë së shiut.