Lufta civile e Sirisë, e gjatë mbi një dekadë, është rindezur sërish. Por ky lajm nuk i habiti qytetarët e Turqisë, thote DW. Gjatë dy muajve të fundit, presidenti turk Erdogan dhe bashkëpunëtori i tij i koalicionit, nga e djathta nacionaliste ekstreme Devlet Bahceli, nuk kanë folur thuajse për asgjë tjetër përveç ndërrimit të pushtetit në Lindjen e Mesme dhe pasojat negative që do të sillte për Turqinë.