Gjatë një vizite në Bosnje hercegovinë sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, tha se ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta çojë rajonin përsëri në luftë. Teksa i bëri thirrje Perëndimit që të mos e tolerojë Presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës ajo akuzoi Moskën se ka ushtruar një ndikim “keqdashës” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë me taktika të pista.