Tirana, si kryesuese e Presidencës B-40, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin e Ballkanit, do të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve të Ukrainës të dëmtuara nga agresioni rus. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministrin ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin, me të cilin diskutoi mbi përdorimin me efiçencë të financave.